Duka kur do vijë sistemi VAR në Shqipëri
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Java” në Rtsh. Duka foli kryesisht për stadiumin e ri, emrin e tij dhe të tribunave, por preku edhe ardhjen e sistemit VAR ne Shqiperi.

Duka tha:

Këtë vit, mund të përjashtoj Flamurtarin apo Gjirokastrën, por të gjithë janë në garë për kampion. Unë kam pasur babanë tifoz me Partizanin deri ditën e fundit të jetës, dhe nuk kam asgjë me Partizanin.

Nuk mund të thuash se një president nuk ka gjë në dorë, por në fund, një ekip nuk e çon dot as në fillim as në fund. Ekipi i mirë të rreh me gjithë arbitra.

VAR? Na duhet një vit për të përgatitur stafin dhe arbitrat. Me VAR është gjykimi tjetër. Dhe besoj pas një sezoni, në vitin 2021, do jetë gati sistemi VAR në Shqipëri.
Shtuar më 22/11/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori