E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Duka: Mandati i pestë ? Tashmë konsiderohet si fillimi i një katër-vjeçari të ri
Presidenti rizgjedhur i FSHF-së, Armand Duka ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zona Gol”. Presidenti u është përgjigjet pyetjeve të panelit të gazetarëve.

• Mandati i pestë – “Tashmë konsiderohet si fillimi i një katër-vjeçari të ri. Fillimi i detyrave dhe zotimeve që kemi marrë për të përmirësuar çfarë janë realizuar deri tani. Jo numër mandatesh, por besim i komunitetit të futbollit të cilit duhet t’ia shpërblej me punë”.

Rrjetet sociale – “Nuk jam njeri shumë aktiv në rrjetet sociale. Më pëlqen dhe e kuroj vetë vetëm ‘Instagramin’. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por është vetëm kënaqësi”.

• Përfaqësimi me Kombëtaren– “Nuk është problem apo pjesë fushate. Është dëshire dhe mundësi reale e Shqipërisë. Me çfarë kemi dhënë deri më sot, i kemi të gjitha mundësitë për ta synuar botërorin. Edhe skuadrat e mëdha e kanë të vështirë që të thonë se do të jenë me garanci. Ama objektivi për të ardhmen është që ta synojmë. Duhen bërë edhe shumë gjëra të tjera mirë për të shkuar deri atje. Duke pasur parasysh edhe të gjitha kritikat që kanë dalë gjatë këtij muaji nga njerëzit e sportit, pa pasur parasysh ato të njerëzve të politikës, mund të bëjmë më mirë.

• Frikës se do humbte – “Gara ka emocione dhe e kam përjetuar si një nga garat e kësaj natyre, jo sportive më me emocion dhe mund ta prishja edhe një rezultat ndryshe. /albeu.com/

Shtuar më 11/02/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori