Duka mbledh klubet, priten reforma në sport
Federata Shqiptare e Futbollit, ashtu si e kishte përmendur edhe në Asamblenë e Përgjithshme, por edhe në takimin me kryeministrin Rama, ka nisur hapat e parë për reformën në sport.

Për këtë arsye, zhvilloi në ambjentet e federatës një takim të parë konsultativ me drejtuesit e disa klubeve të futbollit.

Kjo në sajë t ndryshimeve ligjore që janë kërkuar dhe propozuar në Reformën për Sportin.

"Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një takim të parë konsultativ me disa klube futbolli në lidhje me ndryshimet ligjore që janë kërkuar dhe propozuar në kuadër të Reformës në Sport.

Përfaqësuesit e klubeve të pranishëm në këtë takim u njohën me punën e deritanishme të zhvilluar nga grupet e punës të ngritura në lidhje me këtë reformë dhe propozimet konkrete të FSHF me qëllim nxitjen e sportit.

Drafti i propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit synon ndryshime dhe përmirësime në Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH-në, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve dhe mjediseve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore tek klubet sportive.

Të gjitha pikat u analizuan me një kujdes të veçantë dhe u dëgjuan të gjitha propozimet e klubeve, të cilat pas konsultimeve të tjera, do të pasqyrohen në draftin që FSHF do të dërgoj pranë grupeve të punës që janë ngritur nga Këshilli i Ministrave".
Shtuar më 25/04/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori