Duka në "Pressing": Nuk kam peng asgjë, i lumtur që kemi një stadium të ri
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin Pressing.

Numri një i FSHF-së foli për kualifikueset që zhvilloi Shqipëria, trajnerin Reja dhe për ish-trajnerin Panuçi.

KUALIFIKUESET – “Jam shumë i lumtur që tani kemi një stadium. Pashë fytyra të qeshura, njerëz që bënin foto. Më mirë se kaq, nuk ka. Nëse do të kishim dhe një rezultat pozitiv, mund të është edhe më mirë. Gjithsesi, dje u përqendruam më shumë te stadiumi, te atmosfera, sesa te loja. Do ishte më mirë nëse do të kishim dhe rezultatin. Ky edicion kishte të mirat dhe të këqijat e veta. Kishte momentet e mira ekipi, angazhim maksimal sportiv. Por kishte dhe momente jo të mira, sidomos në dy ndeshjet e fundit. Tashmë jemi rikthyer si një ekip i madh, pavarësisht se një rezultat negativ në minutën e fundit kundër Turqisë dhe një fitore të shkëlqyer me katër gola në Moldavi. Në këto kualifikuese, kemi pasur dhe momente pozitive, dhe nga ato që mund t’i kishim anashkaluar.

REJA – “Nuk kam peng për asgjë, po të kthehesha në kohë, do bëja sërish të njëjtat gjëra. Nëse mund të parashikosh gabimet, atëherë je Zoti, por nuk jemi Zoti. Në momentin e duhur, merret një vendim, njëjtë si trajnerët që kanë gjithmonë vendime. Trajneri mendon se ka vënë lojtarët më të mirë në fushë, por pas ndeshjes, e di që dikush nuk ishte i duhuri. Jo të gjithë dalin kampionë, jo të gjithë i fitojnë ndeshjet. Absolutisht ne mund ta kishim fituar ndeshjen edhe me Panuçin, edhe me Rejën. E njëjta gjë ndodhi dhe në Turqi, kështu që nuk mund të ngarkojmë fajin mbi një individ. TË keqen të gjithë e kanë bashkë, lojtarët, trajneri, stafi teknik. Sidomos me skuadra të vendeve të vogla ka të bëjë shumë atmosfera.

PANUÇI – “Tifozët e rregullt kanë qenë gjithmonë pas kombëtares. Nuk ka të bëjë rezultati, e mbështet gjithmonë kombëtaren ai tifozi sistematik. Edhe Gjermania bën humbje, por stadiumi është plot. Nuk ka të bëjë rezultati me lidhjen apo me tifozët”.
Shtuar më 18/11/2019, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori