Duka: Qëllimi i bojkotit u arrit, fillimi i kampionatit domosdoshmëri
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i pranishëm në mbledhje e Ligës Profesioniste të Futbollit, që i dha fund bojkotit, theksoi se bojkoti, e ka arritur qëllimin e tij.

"Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domosdoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve."

Nisja e Superiores: E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, kur do të luhet raundi i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e mërkurë fillon kampionati. Bojkoti e ka realizuar qëllimin e tij. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

Problemi i stadiumeve: Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Problemet me stadiumet? Nuk jemi për herë të parë në vështirësi sa u përket stadiumeve. E vendosëm ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që t’i përgatisim të mërkurën.
Shtuar më 29/10/2020, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori