Duka: Tifozët nuk vijnë në stadium për Shqipërinë, por për Mbappe
Armando Duka, presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit, ka folur përpara fillimit të ndeshjes për mikrofonin e “Rtsh”, teksa është shprehur se tifozët vijnë në stadium për të parë kundërshtarët.

Tifozët kanë harruar që kemi një ndeshje më të rëndësishme sot me Andorrën dhe ndaj nuk ka shumë njerëz. Është bërë një punë për t’i injektuar skuadrës dëshirën maksimale për këtë ndeshje, që ka rëndësi për ne”, shprehet Duka.

“Është një ndeshje si gjithë të tjerat, të gjithë ekipe luajnë mirë. Jemi 11 kundër 11 dhe që të fitosh duhet të bësh mirë. Kundërshtarët realë të Shqipërisë janë ekipe si Moldavia apo Andorra për shkak se këto ndeshje duhet të fitohen. E kemi pritur datën 17 dhe presim këtë datë sepse çunat e kanë bërë të besojmë në rezultat pozitiv. Nuk më intereson asgjë tjetër. Në fakt do të bëja gjithçka që stadiumi të jetë plot dhe kam bërë gjithçka. Nuk e di çfarë mund të bëhej më shumë. Duhet mbështetur nëse nuk ka punë më të rëndësishme, por duket se sot kanë pasur. Nuk besoj se ndikon largësia. Komoditeti në Elbasan apo në Shkodër është fantastik ,por fatkeqësisht tifozeria jonë, jo ultras, nuk vijnë për të parë ekipin, por kundërshtarin. Vijnë për të parë Mbapenë apo Ronaldon. Tifozët e vërtetë duhet të vijnë për të parë Kombëtaren sot”. përfundon Duka.
Shtuar më 14/11/2019, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori