Duka tregon të vërtetën e largimit të Tramezzanit nga Kombëtarja
Presidenti i FSHF ka komentuar largimin e Tramezzanit për te Lugano ku ka theksuar se për të kjo ka qenë diçka që e ka habitur dhe vetë atë.

“Edhe për vetë Tramezzanin ishte surprizë. Në momentin që i ka shkuar oferta na ka njoftuar dhe ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë. Ishte një dëshirë e tij dhe nuk e penguam. Me keqardhje, pasi gazon respektin e të gjithë në Kombëtare.

Ka qenë një urë lidhëse e trajnerët me lojtarët. Nuk e penguam prej respektit për të dhe prej respektit të kontributit të tij. I kemi kërkuar të qëndroje në Shqipëri të bëjë drejtorin teknik. Ajo punë nuk bëhej dot me korespondencë. Si ndihmës i De Biazit do vazhdonte”, u shpreh Duka për "Fair Play".
Shtuar më 26/12/2016, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori