Duka zbulon kandidaturën për stolin kuqezi
Kombëtarja shqiptare është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Chistian Panuccit. Vetë Duka ka zbuluar bisedimet që ka pasur për të shkuar drejt zgjidhjes finale të pasuesit të italianit.

"Nuk mund ta mohoj se kam biseduar me trajnerë shqiptarë dhe të huaj. Gjatë këtyre ditëve do të konkretizojmë ndonjë gjë më shumë. Edy Reja është një trajner shumë i mirë, sikurse janë edhe disa të tjerë, por nuk kam bërë asnjë bisedë konkrete. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi njëlloj kohe për të vendosur dhe nuk kemi pse të nxitohemi për ndeshjet e qershorit.

Ajo që i jep më shumë avantazh një kandidati shqiptar është fakti që mund ta njohë më mirë mentalitetin dhe ambientin. Nuk besoj se ka trajnerë të përgatitur, le të themi, në nivelin teknik, me eksperiencë të futbollit ndërkombëtar, në Shqipëri. Sidoqoftë, kur themi trajnerë shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë mundësitë, pse jo.

Besnik Hasi, Arjan Peço…? Rrotull këtyre emrave po sillemi, pasi të tjerë nuk ka. Pse jo, edhe Ervin Bulku, edhe Sul Mema, edhe ndonjë tjetër. Nuk e di nëse ishte kundërshtari modest, por përgatitja në një kohë të shkurtër, vetëm në dy ditë, nga Bulku dhe Mema për mua ka qenë maksimale”.
Shtuar më 28/03/2019, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori