Duka zyrtarizon kandidaturën për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zyrtarizuar kandidimin e tij në UEFA. Kreu i futbollit shqiptar do të jetë një nga kandidatët për Komitetin Ekzekutiv të institucionit që drejton futbollin në Europë.

UEFA ka publikuar kandidaturat ditën e sotme mes të cilave renditet edhe emri i Dukës, përkrah 12 emrave të tjerë.

Nga zgjedhjet që do të źhvillohet më 5 prill 2017 në Helsinki, vetëm 8 nga 13 personat që do të votohen në Kongresin e UEFA-s do të bëhen pjesë e Ekzekutivit të UEFA-s.

Kandidatët

Zbignjev Bonjek (Poloni)
Kairat Boranbajev (Kazakistan)
Xhon Dilenei (Irlandë)
Armand Duka (Shqipëri)
David Xhil (Angli)
Reinhard Grindel (Gjermani)
Marios Lefkaritis (Qipro)
Elkhan Mamadov (Azerbajxhan)
Karl-Erik Nilson (Suedi)
Kieran O’Konor (Uells)
Mikele Uva (Itali)
Mikael Van Prag (Holandë)
Servet Jardimçi (Turqi)
Shtuar më 09/02/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori