Dunga: Me Allegrin, një Juventus brazilian
Pëlqej
Nëse Massimiliano Allegri është thirrur për të menaxhuar trashëgiminë e rëndë të Antonio Contes te Juventusi, edhe Carlos Dunga nga ana e tij ka marrë përsipër një përgjegjësi po kaq të madhe sa edhe ajo e ish-kolegut të tij te Pescara e Galleones në sezonin 1992- 1993.

Dy miqtë e ngushtë i kanë dërguar përgëzimet njëri-tjetrit nëpërmjet mesazheve pas kësaj vere të nxehtë për ta, por në të njëjtën kohë, Dunga ka besimin se Allegri do i mahnitë të gjithë te Juventusi, tifozët mbi të gjithë, duke qenë se ai e njeh mirë mënyrën e të menduarit të ish-milanistit.

"Max është inteligjent. Jam i bindur se do të përziejë mentalitetin e tij me bazën e shkëlqyer fituese që ka ndërtuar Konte. Skuadra është e fortë dhe do e gjejë, apo më saktë do e ketë sërish të njëjtin ekuilibër për të dominuar sërish. Madje, shpejt do shkoj ta takoj në Vinovo Allegrin", është shprehur trajneri i Brazilit.

I pyetur se çfarë futbolli pret nga Juventusi i Allegrit Dunga përgjigjet: "Allegri është rritur nga një trajner si Galleone dhe “shkolla” e tij të influencon jo pak. Vetë natyra e Masimilianos është pak braziliane. Ai e dashuron futbollin e bukur, modern, sulmues, prandaj unë pres një skuadër të ekuilibruar dhe argëtuese. Baza e nisjes është solide, ndaj bardhezinjtë e nisin si favoritë". /albeu.com/




Shtuar më 07/08/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori