Dunga: Nëse flas i shkatërroj karrierën Maicon-it
Pëlqej
Vazhdon të mbetet enigmë ajo çfarë ndodhi në kampin stërvitor të Brazilit ku mbrojtësi Maicon u largua nga skuadra pa luajtur asnjë prej dy miqësoreve të pak ditëve më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithë përpjekjet e mediave për të zbuluar diçka, ende nuk është hedhur dritë mbi këtë çështje dhe trajneri i Seleçaos, Dunga, preferon që kjo situatë të mos ndryshojë, madje me qëndrimin e tij ai nxit edhe më shumë fantazinë.


Gjatë një interviste, numri 1 i stolit të Brazilit është shprehur se nëse do të flasë për atë që ndodhi me mbrojtësin e Romës, atëherë ai rrezikon të humbasë kontratën aktuale që ka me klubin italian dhe sponsorët e tij.

Një deklaratë që nxit edhe më shumë hamendësimet pasi Maicon u kthye nga kampi stërvitor i Brazilit përpara kohe, duke u bashkuar me Romën.

"Duhet t’ua sqaroj vetëm drejtuesve të mi dhe për këtë kam folur edhe me lojtarët", sqaron Dunga që mesa duket i ka mbyllur përfundimisht dyert e kombëtares për mbrojtësin e djathtë. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori