Durmishaj dhe Balliu nuk vijnë në Kombëtare, ja kë fton Panucci
Pëlqej
Vazhdojnë akoma ndryshimet në listën e Kombëtares Shqiptare, në prag të dy ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit. Ivan Balliu, mbrojtësi i Metz në Francë, nuk do të jetë i pranishëm në këtë grumbullim, teksa klubi nuk e ka lejuar.

Gjithashtu, pas dëmtimit të Rei Manajt, u mendua që do thirrej sulmuesi i Panioniosit në Greqi, Fiorin Durmishaj, por nuk ka mundësi gjithashtu të jetë i pranishëm, pasi gjatë kësaj periudhe ai po kryen shërbimin ushtarak në shtetin fqinj, dhe nuk lejohet të dalë nga kufijtë. Edhe pas kontakteve me klubin e Panioniosit, FSHF nuk ka arritur që të sigurojë një leje për Durmishajn.

Ndërkohë, për të plotësuar vendin e Balliut, trajneri Panucci ka vendosur të thërrasë Egli Kajën nga ekipi skocez i Livingston, edhe pse vetëm ditën e sotme në konferencën për shtyp pati deklaruar se nuk e kishte ftuar në listën fillestare, sepse nuk kishte shumë minuta tek klubi i tij.
Shtuar më 12/11/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori