Sulmuesi shqiptar Fiorin
Durmishaj ka gjetur rrugën e rrjetës në takimin për 1/8 e Kupës së Greqisë.
Sulmuesi ka zhbllokuar
sfidën mes Panionios dhe Pas
Janinës në minutën 52-të të takimit me 11 metërsh. Kujtojmë se për Pas
Janinës aktivizohet Andi Lila, që e ka ndjekur këtë sfidë nga stoli.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 dhe ekipi i Durmishajt kaloi për në turin tjetër, pasi sfida e parë kishte përfunduar 1-1. Vlonjati ishte autor i golit të barazimit edhe në
sfidën e parë, po me penallti. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019,
ora 17:00