Durmishaj i pandalshëm, shënon kundër PAOK-ut
Sulmuesi shqiptar, Florian Durmishaj ka shënuar sërish ditën e sotme për Panioniosin, në ndeshjen e kthimit në turin çerekfinal të Kupës së Greqisë, ndaj PAOK-ut.

Në pjesën e parë, vendasit e PAOK-ut kryesonin me golin e Bisesuar, në minutën e 32-të, por vetëm dy minuta më pas, është vlonjati Durmishaj, që barazon gjithçka, teksa ndjek një aksion pas një topi të lartë, dhe nga brenda zonës nuk fal përballë portierit.

Më herët, në minutën e 27-të, ai ishte ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Panioniosi fitoi 2-1 në shtëpi, dhe një nga golat u shënua pikërisht nga Durmishaj. Bashkë edhe me këtë gol, ndihmon ekipin, duke eliminuar në një farë mënyrë i vetëm PAOK-un, edhe pse mbetet edhe pjesa e dytë për t’u luajtur. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori