Duro: Zhvilluam një ndeshje fantastike dhe në fund e fituam
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u duk i kënaqur me fitoren në Korçë ndaj Skënderbeut, si edhe për golin e Danilo Alvesh.

• Fituat, por gabuat shumë në pasime. Rrjedhojë e rezultateve të fundit?

"Sigurisht, skuadra ka qenë shumë e ngarkuar, prej rezultateve. Ka bërë disa gabime, por ka funksionuar në tërësi. Nëse do ishim më të qetë, do shkonte akoma më mirë.

• Rikthimi i Nurkoviç, i kënaqur? Dhe me golin e Danilos?

"Patjetër që u kënaqa që shënoi, pasi kishte kohë pa shënuar. Bravo për golin me kokë. Ne jemi kompletuar në ndeshjen me Kukësin, pavarësisht asaj disfate, ishte një ndeshje shumë e mirë. Sot, përqendrimi kryesor ishte mbulimi i lojtarëve të Skënderbeut. Kishin disa mungesa, por edhe ne kemi nga 6-7 mungesa prej 1 muaji e gjysmë. Edhe sot, nga mungonte Bushiç dhe Zhufo.

• A do ta ndërroni këtë fitore me atë ndaj Kukësit?

"Jo, e kam thënë edhe më parë. Ky sezon nëse do mbarojë me fitimin e Kupës, do e firmosja që në fillim. Më mirë se një trofe, se sa Europa nga vendi i dytë apo vendi i tretë.

• A e ka kaluar skuadra ngërçin psikologjik?

"Me Kukësin e meritonim fitoren, por ndodhi ajo që ndodhi. Patjetër, të fitosh me skuadrën më të mirë të kampionatit në transfertë, është një rezultat pozitiv. Për vetë formatin e Kupës, gjithçka është ende e hapur. Duhet të jemi të përqendruar edhe në ndeshjen e kthimit.

• Çfarë menduat te penalltia që dha Jorgji?

"Me thënë të drejtën nuk e kam parë, m’u duk sikur e dha shumë lehtësisht. Djemtë më thanë në pushim se nuk e kuptuam si e dha atë penallti. Fati na ndihmoi, gjithsesi. Doja të dija për faleminderit të gjithë arbitrave, të më jepnin një penallti.

• Keni vendosur Kamaran në vend të Bushiç, nuk është vendi i tij, por ka dhënë disa sinjale pozitive aty…

"Kamara ka luajtur 5 ndeshjet e fundit në pozicionin e qendër sulmuesit. Është futbollist që pavarësisht se luan në krah, ka më shumë rendiment në qendër. Në krah është konfuz, ndërsa në qendër punon shumë mirë me kokë", përfundoi Duro. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori