Duro: Fillimisht kishim vështirësi, por më pas krijuam rastet tona
Pëlqej
Një muaj i zi për Flamurtarin, që fitoren e fundit e shënon pikërisht më 18 Shkurt ndaj Lushnjës, teksa sot humbën edhe sfidën ndaj një kundërshtari direkt për një vend në kupat evropiane.

Trajneri Duro pranon vështirësitë, teksa rendit arsyet pse skuadra ka rënë në këtë situatë tejet të vështirë.

• Një humbje minimale, me një kundërshtar direkt për Europën. Çfarë mendoni se nuk shkoi te Flamurtari?

"Fillimin e patëm shumë të vështirë dhe u vumë disi në vështirësi, por gradualisht u futëm në lojë dhe krijuam minimalisht 3-4 mundësi të mira shënimi, por nuk ia dolëm. Më pas, normalisht që kjo ishte një ndeshje që do të përcaktohej nga episodet dhe ne gabuam rëndë në rastin e golit të Çanit. Gjithsesi ishte një ndeshje e ekzekutuar në një terren të vështirë dhe për fat të keq, episodi ishte në favor të Partizanit.

• Çfarë po ndodh me sulmuesit, që po shpërdorojnë kaq shumë?

"Normale që rastet i kanë pasur, por është situate psikologjike, që ndikon, gjithsesi duhet të theksoj se ata janë lojtarë shumë të mirë dhe ndihmojnë skuadrën. Mendoj se ky është një moment që e kalon çdo sulmues në botë dhe është kalimtare.

• Mendoni se ka ardhur koha të ndryshoni mënyrën e lojës?

"E kam ndryshuar edhe me Kamzën, kur ishim në disavantazh, por e bëra edhe sot. Mënyra e lojës përcaktohet në varësi të kundërshtarit, por edhe të rrjedhës së lojës.

• Sa e vështirë është përgatitja e ndeshjes, kur emrat në mbrojtje ndryshojnë çdo javë?

"Mungesat kanë qenë të shumta dhe kanë ndikuar rëndë psikologjikisht, pasi për fat të keq nuk kemi marrë edhe pikët. Ky muaj ka qenë jashtëzakonisht i tmerrshëm në të gjitha aspektet, ndaj në Prill shpresoj të rikthehemi, sepse do të diskutojmë edhe Kupën e Shqipërisë. Kemi qenë edhe pa fat, pasi blerjet e reja nuk po i shohim në fushë, për shkak të dëmtimeve", ka përfunduar Duro. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori