Duro i nervozuar pas ndeshjes, "thumbon" Dritën: Më mirë është të fitoj me djersë (VIDEO)
Trajneri i Feronikelit, Klodian
Duro, nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin në ndeshjen kundër
Dritës.
Ai pas ndeshjes i tha
Dritës, se më mirë është të fitohet me djersë, shkruan Indeksonline.
“Bëmë një superparaqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër
kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di se Drita është
kampione dhe ka dëshirë të shpallet
kampione, por sot e kuptoi se ka një skuadër perballë si Feronikeli, e cila është superkampione”.
“I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush. Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj
Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashte lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese
Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, përfundoi
Duro.
Gjyqtari i ndeshjes ia anuloj një gol të rregullt Feronikelit në pjesën e dytë.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 16:06