Duro: Në qoftë se gjykimi do ishte korret them se duhet të kishim marrë më shumë
Flamurtari arriti të barazonte në shtëpi ndaj Skënderbeut kryesues, por edhe në këtë ndeshje nuk munguan rezervat për gjyqtarët.

Në një deklaratë për “Supersport” pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro deklaroi se skuadra e tij ndihet e vjedhur dhe në qoftë se arbitrimi do të ishte korret duhet të kishim marrë më shumë nga sfida e sotme.

“Komplimente skuadrës për atë që ka dhënë. Kishim përballë Skënderbeun që dihet forca. Sot e meritonim patjetër fitoren. Kemi shënuar kemi mbyllur hapësirat e kundërshtarit. Kam shumë rezerva për gjykimin. Në qoftë se goli i dytë ka qënë i rregullt them se e kemi fituar takimin. Është gol i rregullt as që nuk diskutohet. 11-metërsht nuk besoj se mund të marrim deri në fund të kampionatit. Car të bëjë skuadra më shumë. Na anulohen gola të rregullt me dy skuadrat më të forta të kampionatit, as penallti nuk na japin, çfarë të bëjmë ne. Në qoftë se gjykimi do ishte korret them se duhet të kishim marrë më shumë. Nuk është sjellje e mirë kjo edhe për tifozët që e ndjekin skuadrën edhe për lojtarët.”

“Barazimet me dy skuadrat më të mira të kampionatit janë të pranueshme. Si u zhvilluan të dyja ndeshjet kam mendimin skuadra jonë ka merituar më shumë. S’kemi shpresa të marrim ndonjëherë 11-metërsha.”

“Përgjegjësia e parë ishte të krosimi i golit nga Vangjeli, toleroi Kamara. Ne duhet ta kishim zgjidhur më shpejt situatën. Gabime normalisht ka, siç ishte në momentin e golit.”

“Jashanica dhe Lilaj janë lojtarë me vlera, por trajneri kishte alternativa të forta si Aliti dhe Osmani. Nuk është mungesë ai lojtari çek. Nuk diskutohen mungesat te Skënderbeu. I jap nota shumë pozitive skuadrës.”
Shtuar më 16/11/2017, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori