Duro: Një lojtar është larguar prej tërmetit
Trajneri i skuadrës së Kukësit, Shpëtim Duro ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku është shprehur se një lojtarë titullarë është larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit që goditi vendin tonë.

Dhe fjala është për mbrojtësin Tome Kitanovski, i cili siç duket e ka përjetuar keq tërmetin dhe nga paniku që e ka pushtuar ka vendosur që të largohet dhe të mos kthehet në ekip. Ndër të tjera, Duro thekson se ndaj Tiranës do të jetë një ndeshje e vështirë dhe se pikët nuk merren me inat.

LEXO EDHE:
Barcelona përgatit ofertën e majme për Lautaro Martinez, 70 milionë euro plus kartonin e...
“Ndeshje jashtë fushe e vështirë, Tirana do pikë po ashtu edhe ne. Pikët nuk merren me inat por merren në fushën e lojës. Të shohim në fushën e lojës kush e meriton. Terreni i Selman Stërmasit më thanë se është sistemuar dhe do jetë gati për ndeshjen e fundjavës.


Mungesa? Kitanovski është larguar prej tërmetit, drejt Maqedonisë. Ka njerëz që nuk i përballojnë dhe nuk mund të japim ultimatume. Dhurimi i një pjese të rrogës? Drejtuesit e klubit e kanë vendosur për pjesën e pagave, ky është një solidarizim me të prekurit nga fatkeqësia.
Shtuar më 03/12/2019, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori