Duro: Sot kishim një skuadër që barazimi është i pranueshëm
Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro deklaroi se barazimi i sotëm ndaj Luftëtarit ishte i pranueshëm pavarësisht se me pak kujdes vlonjatët mund ta kishin fituar ndeshjen.

Tekniku i vlonjatëve deklaroi se Luftëtari ishte i trembur në pjesën e dytë, por skuadra e tij nuk e shfrytëzoi këtë moment për ta mbyllur takimin.

“Rezultati 1-0 në asnjë moment nuk ka garanci. Ne duhet ta mbyllnim ndeshjen. Luftëtari ka lojtarë të rrezikshme në fazën sulmuesi. Ishte vetëm momenti i golit ku vendasit na rrezikuan në pjesën e dytë dhe na ndëshkuan. Mungesa e Siljanovskit ka ndikuar, dihen aftësitë e tij. Por edhe Jakovlevic e bëri punën mirë. Bregu ka cilësi të jashtëzakonshme dhe të ndëshkon në çdo moment.”

“Kanë qenë gjithë këto ndeshje që duhet të fitonim. E përsëris që me Kukësin dhe Skënderbeun një barazim është normal. Sot kishim një skuadër që barazimi është i pranueshëm, sepsë luajtëm ndaj një skuadre të etur për pikë. Luftëtari ka sulmin më të mirë në Shqipëri. Rezultati është i pranueshëm. Në pjesën e dytë Luftëtari vetëm një rast pati, kjo është pjesë e një loje futbolli.

“E administruam shumë mirë lojën, ka pasur 3-4 momente që mund ta mbyllnim takimin. Mund të them që Bushiç nuk ka qenë 100 %. Kam sakrifikuar shumë me atë futbollist. Pash një Luftëtar të dorëzuar dhe të frikësuar në pjesën e dytë, ne nuk e shfrytëzuam këtë moment. “

“E kam lexuar në gazetë. Nuk e kam konsumuar deri në këto momente këtë diskutim, do shikojmë gjatë javës çdo bëjmë. Tifozëria është shumë e rëndësishme. Megjithatë është një diskutim që do ta shikojmë gjatë javës.”

“Mu duk sikur e kam lojtari i Luftëtarit topin me dorë, por u qartësova që e kapi Bici.” përfundoi Duro. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori