Duro vlerëson Laçin, por pavarësisht momentit të keq kërkon fitoren
Pëlqej
Flamurtari këtë fundjavë do të ketë përballjen me Laçin, ndaj të cilit për më tepër nuk arrin të fitojë prej katër ndeshjesh. Duro nuk kërkon të ndeze alarmin edhe pse kanë 3 ndeshje pa fitore.

"Ndeshja me Laçin është si gjithë të tjerat. Vështirësitë nuk lidhen jo vetëm me fushën ku luajmë, por edhe më cilësinë e kundërshtarit. Gjatë një sezoni të gjatë ka momente të tilla, sikurse po nda ndodh neve që vijmë nga dy humbje, por e rëndësishme është të shohim përpara. Ky është momenti më negativ, por duhet të japim maksimum sepse po hyjmë në finishin e kampionatit. Duhet të japim maksimumin në kampionat dhe në Kupë." tha Duro.

Duro kërkon që skuadra ta vlerësojë maksimalisht transfertën kundër Laçit.

“Të jemi realist, Laçi ka gjithë këto vite që ka cilësi, ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Në dy ndeshje që kemi zhvilluar kemi patur mundësi të fitojmë, por kemi marrë një barazim dhe në dytën jemi mundur. Ne do të shkojmë për të marrë maksimumin, por sigurisht unë i pranoj të gjitha rezultat që sjell korniza e lojës.”

Nga infermieria ka lajme të mirë ku një pjesë e lojtarëve do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

"Bicaj nuk është rikuperuar 100% por do të jetë, ndërsa Juffo ka dy ditë që stërvitet me skuadrën dhe do të ketë minutat e tij. Muarem, Toungara dhe Nurkoviç kanë pak a shumë të njëjtin dëmtim muskulor, duan rreth tri javë të jenë të gatshëm. Pas ndeshjes me Partizanin vjen edhe ndërprerja e kampionatit, atëherë skuadra do të jetë më e plotë." përfundoi tekniku. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori