Dy "Big" pas Di Marias
Angel Di Maria (Real Madrid)
Lamtumira e Jose Mourinhos nga Real Madrid mund të pasohet nga ajo e argjentinasit Angel Di Maria. Mesfushori mund të lerë Spanjën verën e ardhshme dhe për të nuk mungojnë emrat konkretë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive madrilene "Marca"m dy emra të mëdhenj të futbollit europian kërkojnë shërbimet e ish futbollistit të Benfikës: Manchester United dhe Paris Saint Germain.

Dy klubet janë në pritje të zhvillimeve të reja në kampin e "Los Blancos" dhe në verë pritet të bëjnë ofertat zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori