Dy futbollistë braktisin Zvicrën dhe i bashkohen Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po përgatitet këtë vit për një kalendar të ngjeshur që do ta impenjojë dhe në eliminatoret e Europianit 2020.

Skuadrës së trajnerit Bernard Challandes, pritet t’i shtohen elementë të tjerë cilësorë që do të ngrenë lojën në një tjetër nivel.

Trajnerii Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se janë shumë afër dy prurjeve të reja. Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses dhe ata do të jenë pjesë e listës këtë pranverë.

Florent Hadërgjonaj nuk ka bërë asnjë paraqitje për skuadrën e parë të Zvicrës, ndërsa ka të drejtë ta zgjedh Kosovën.

Futbollisti i Huddersfieldit në Premier Ligën angleze, është aktivizuar më parë në kombëtaret e moshave të helvetikëve duke spikatur në të djathtë të mbrojtjes.

Lojtari tjetër Bastian Toma, 19 vjeç aktualisht aktivizohet te Sion dhe ka pranuar të luajë për Kosovën, por pret konfirmimin nga UEFA. Edhe ai është aktivizuar me përfaqësueset e moshave në Zvicër. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori