Dy futbollistët e skuadrave të njohura rrezikojnë 5 vite burg
Pëlqej
mamaev545
Një natë më parë, dy lojtarët rus, Alecandr Kokorin i Zenit dhe Pavel Mamaev i Krasnodarit u paraqitën në një prej komisariateve të Moskës ku aktualisht gjenden në burg. Shkak u bë agresioni ndaj një punonjësi të Ministrisë së Industrisë ruse. Shkruan /Albeu.com/

Gjithmonë sipas mediave ruse, të dy lojtarët rrezikojnë të përballen me një dënim deri në 5 vite, por rrezikojnë edhe më tepër pasi akuzohen se kanë sulmuar edhe një shofer të një prezantuesje të njohur ruse, Olga Ushakova.

Policia njofton se Kokorin dhe Mamaev janë në masë arresti dhe mund të qëndrojnë në burg për 48 orët e ardhshme. Klubi i Zenit ka tërhequr fanellën e Kokorin nga dyqanet online ndërkohë që skuadra e Krasnodarit ka bërë me dije se Mamaev dluhet të ndëshkohet ashpër. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori