Dy gola avantazh s’mjaftojnë, Chievo bën të pamundurën
Roma dhe Chievo i kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Olimpico” në kuadër të Serie A-së.

Skuadra e Eusebio Di Francescor nuk po gjen fitore në shtëpinë e saj, pasi u ndalë edhe kësaj here nga Chievo, e cila e përmbysi rezultatin, nga 2-0 për Romën, në 2-2 në fund,

Kështu, vazhdojnë vështirësitë për verdhekuqtë, të cilët kanë marrë dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit të Serisë A dhe të mërkurën në mbrëmje do të luajnë në “Bernabeu” kundër Real Madrid për javën e parë të Champions League.

Takimi ka nisur shumë mirë për vendasit, të cilët kanë kaluar në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë me Stephan El Shaaraëy-in dhe kanë dyfishuar me Cristante 20 minutë më vonë.

Chievo, gjithsesi, nuk është dorëzuar dhe në minutën e 52-të ka gjetur golin që ka ngushtuar diferencat në 2-1, i shënuar nga Birsa. Befasia për vendasit ka ardhur shtatë minuta para fundit të takimit, me Stepinski që ka kapur të papërgatitur mbrojtjen dhe ka fiksuar shifrat në 2-2.

Ky rezultat e lë Roma-n në vendin e shtatë, katër pikë larg kreut (një diferencë që mund të thellohet pas Juventus-Sassuolo) dhe jashtë zonës europiane të klasifikimit./albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori