Dy gola në minutat e fundit i japin fitoren Partizanit në 'Loro Boriçi' (VIDEO)



Partizani ka fituar një ndeshje dramatike në Shkodër,pasi ka mundur në kohën shtesë Vllazninë vendase me dy gola të Çinarit dhe Asanit që i kanë dhënë tri pikët të kuqve duke i vënë në ndjekje të Teutës kryesuese.

ojtarët nga dy skuadrat nuk tërhoqën asnjëherë këmbën, u shënuan dy gola të shpejtë me Kordeiron dhe Krymin e më pas skuadrat arritën të mbanin larg portave sulmuesit e rrezikshëm kundërshtarë, sidomos në pjesën e parë.

Në të dytën, të dy ekipet kishin pretendime për penallti, por rezultati nuk po ndryshonte ndërsa dukej se sfida po shkonte drejt barazimit. Por në minutën e 91-të Çinari gjeti golin e ish-it dhe në mbyllje të sfidës, Asani me një aksion individual çoi shifrat në 3-1 duke vulosur fitoren e të kuqve.
Shtuar më 19/10/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori