Dy golat e radhës për Martial i kushtojnë 10 milionë euro United
Manchester United do të jetë i detyruar që të paguajë 10 milionë euro te Monaco nëse Martial shënon edhe dy gola.

Sulmuesi francez ka shënuar 13 gola zyrtare dhe në klauzolën e tij shkruan se kur lojtari do të arrijë që të shënojë 15 gola, skuadra angleze duhet të paguajë 10 milionë ekipit francez.

Shuma e transferimit të Martial ka qenë 60 milionë euro dhe mund të shkojë në 90 milionë, nëse 21-vjeçari vazhdon me këto ritme.
Shtuar më 09/01/2017, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori