Dy ish lojtarë të La Liga shpallen fajtorë për trukime ndeshjesh, 9 të dënuar në total
Në mesin e nëntë të shpallurve si fajtorë për kurdisje të ndeshjeve janë edhe dy ish lojtarë të La Liga.
Ish
lojtarët e Real
Betis, Antonio
Amaya dhe Xabier Torres janë shpallur fajtorë për kurdisje të ndeshjeve, transmeton lajmi.net.
Përveç dyshes, fajtorë janë shpallur edhe një numër i ish zyrtarëve të skuadrës tjetër spanjolle, Osasuna.
Amaya dhe Torres janë
lojtarët e përfshirë në rastin që flet për dy ndeshje të
Betis, në ndeshjet e fundit të sezonit 2013/14.
Dënimi më i rëndë ishte për ish zyrtarin e Osasuna, Angel Maria Vizcay, i cili u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.
Kujtojmë se të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënimin me heqje lirie.
Shtuar më 24/04/2020,
ora 19:27