Dy katalanas për Arsenal (FOTO LAJM)

Victor Valdes
Arsene Wenger
Me Arsenalin që ka premtuar një merkato të fuqishme këtë verë, duke thyer traditën e viteve të tërë të shitjes së yjeve, për t’i zëvendësuar me talente të rinj, Arsen Wenger ka ndërtuar një listë prestigjioze të objektivave të synuar.

Kështu, për të ngjitur Arsenalin në nivelet e dikurshme, kur klubi nuk e diskutonte pjesëmarrjen në Champions e luftonte për titullin kampion, forcimi i klubit do të nisë me dy futbollistë të Barcelonës.

Sipas të përditshmes spanjolle "AS", Arsenal po përgatit një ofertë për të përvetësuar shërbimet e portierit Victor Valdes dhe sulmuesit David Villa.

I pari, ka refuzuar publikisht rinovimin e kontratës, duke kërkuar një eksperiencë të re jashtë vendit, ndërsa Villa ka qenë gjatë të gjithë sezonit në hije, e duket se do të ishte gjithashtu i gatshëm për të "ndërruar ajër".

Sipas të përditshmes spanjolle, besohet se kërkesa e Barcelonës për të dy futbollistët do të jetë prej 25 milionë eurosh, një shifër që për "Topçinjtë" është e përballueshme. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori