Dy klubë të mëdha në garë për Muriqin
Vazhdon interesimi i Lazios për Vedat Muriqin.


Sipas "Corriere dello Sport", drejtori sportiv i Lazios Igli Tares ka qenë duke e ndjekur Muriqin që moti dhe oferta prej 20 milionë euro është gati.

Javë më parë ishte raportuar edhe për interesimin e Lazios për Olivier Giroud, por transferimi i Muriqit duket më serioz.

Për Muriqin interesim ka shprehur edhe Tottenhami por Tare mund t'ia dalë para londinezëve nëse ofron shumën e duhur.

Muriqi ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime këtë sezon me fanellën e Fenerbahçes.
Shtuar më 09/03/2020, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori