Dy klubet angleze duan mesfushorin e Milanit
Franck Kessie ka përfunduar në radarin e dy klubeve të njohura angleze, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Sipas Tuttomercatoweb, klubet londineze, Chelsea dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për Kessie.

Rivalët e Premier Leagues mendojnë transferimin e mesfushorit, por vetëm gjatë afatit kalimtar të verës.

22-vjeçari mund ta shoh veten teksa largohet nga San Siro, por vetëm për shifrën që do t’i kënaqte drejtuesit e klubit italian.

Klubet që duan Kessien thuhet se duhet të paguajnë 40 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori