Dy kushtet që Barcelona i ka vendosur Neymarit për rikthim në Camp Nou
Ylli i PSG, Neymar duhet të sakrifikojë një pasuri nëse do të kthehet në Barcelonë.

Megjithatë, shefi kryesor i Ok Diario Eduardo Inda, duke folur në El Chiringuito, thotë se Barca i ka vendosur dy kushte lojtarit që u largua dy vite më parë nga katalanasit.

“Klubi i ka vendosur dy kushte për Neymarin për t’u kthyer. Nga njëra anë ajo kërkon 50 për qind të të drejtave të imazhit dhe nga ana tjetër duhet të tërheqë kërkesën për mos pagimin e premiumit të rinovimit”, tha Inda.

Kërkesa e dytë përfshin heqja dorë nga bonusi prej 30 milionë eurove që sulmuesi e kishte kërkuar në momentin që u transferua te parisienët.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja mes palëve, megjithëse trajneri i blauganave, Ernesto Valverde ka mohuar kategorikisht nisjen e bisedimeve mes palëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori