Dy largime të sigurta nga Real Madrid
Kanë nisur lëvizjet e para të merkatos për sezonin e ardhshëm në Real Madrid. Ekipi madrilen më shumë se për përforcimet po mendon për spastrimin e lojtarëve të panevojshëm që nuk i shërbejnë më lojës së Mourinhos.

Aktualisht, Lass Diarra e Ricardo Carvalho janë dy lojtarët që priten të largohen.

Diarra ka luajtur 25 nga 48 ndeshjet zyrtare të këtij sezoni dhe nuk shihet nga Mourinho si titullar fiks, përfiton 4 milin euro neto në vit dhe për të ka shumë skuadra që interesohen sidomos në Angli por edhe Itali. Kontrata e mesfushorit francez skadon në 2013 dhe klubet që e pëlqejnë mund të përfitojnë nga fakti që kostoja e tij mund të jetë më e vogël sa ajo reale.

Ndërkohë, mbrojtësi 34 vjeçar Carvalho është drejt përfundimit të karrierës dhe mund të luajë edhe 2 vjet të tjera në nivel të lartë por jo më te ekipi i Mourinhos.

Përveç këtyre, flitet edhe për largimet e Graneros, Albiol e Sahin por për këto të fundit vendos Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2012, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori