Dy lojtarë të Boca-s grushta në stërvitje, pamjet bëhen "hit" në internet (VIDEO)
Dy prej mbrojtësve të skuadrës agjentinase Boca Juniors, Juan Insaurralde dhe Jonathan Silva kanë shkëmbyer grushta me njëri-tjetrin gjatë një seance stërvitore të mëngjesit të së martës. Për t’i ndarë ata kanë ndërhyrë shokët e tjerë të skuadrës, që po stërviteshin në mjediset stërvitore në Buenos Airesit.

Edhe pse kamerat e televizioneve ishin të pranishme, kjo nuk i ka frenuar dy mbrojtësit të zihen me njëri-tjetrin, pas një debati me fjalë fillimisht e më pas edhe me kontakte fizike.

Nuk dihet arsyeja e kësaj grindjeje, por që të dy lojtarët dolën në një konferencë për shtyp pas stërvitjes dhe kërkuan falje.
Shtuar më 15/02/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori