Dy lojtarë me të njëjtën fanellë, arbitri e dallon mbas 15 minutash (VIDEO)
Pëlqej
Sportingu dhe Porto u përballën ditën e djeshme në gjysmëfinalen e Kupës së Portugalisë. Bardhjeshilët e trajnerit Jorge Jesus, arritën të kalonin në finale, pas kualifikimit me 11-metërsha.

minutën e 54-t u regjistrua një moment pikant, ku dy lojtarë të Portos u futën në fushë me të njëjtin numër në fanellë, atë 29-të.

Felipe dhe Soares, u futën në fushë pas pushimit me numrin 29 mbi shpinë. Gjyqtari e kuptoi këtë gjë në minutën e 54-të, dhe ndëshkoi mbrojtësin Felipe me kartonin e verdhë.

Pas këtij momenti, braziliani shkoi drejt stolit për të ndryshuar fanellën dhe për të veshur atë me numër 28. Për me tepër ndiqni videon:
Shtuar më 19/04/2018, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori