Dy lojtarët e Barcelonës kërkojnë largimin nga klubi
Pëlqej
Dy blerjet e reja të Barcelonës, braziliani Malcom dhe kiliani Arturo Vidal, nuk po gjejnë hapësira në formacionin e Eresto Valverdes dhe mund të largohen.

I pari ka ardhur nga Bordeaux për shumën e 41 milionë eurove dhe nga momenti i ardhjes së tij ai ka luajtur vetëm 25 minuta gjatë këtyre dy muajve të parë të kampionatit.

Pas tij vjen Vidal që ka luajtur shumë pak, ku zakonisht ka ardhur nga banka rezervë dhe është aktivizuar vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve.

Ka qenë vetë lojtari që nuk e ka fshehur zhgënjimin për trajtim.

Drejtuesit e klubit po mendojnë që t’i largojnë lojtarët në janar, për të mos rënduar edhe më tepër situatën duke mos e prishur atmosferën në dhomat e zhveshjes.

Vetë Vidal ka pranuar se do të donte të transferohej në Meksikë, te Club America dhe klubi i Barcelonës ka ndërmend t’i plotësojë dëshirën.

Për Malcomin po mendohet një huazim në një klub ku të luajë rregullisht. Barcelona ia ka ofruar Interit huazimin e tij për gjashtë muaj, por italianët vështirë se do të pranojnë.
Shtuar më 17/10/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori