Alexandre
Pato sërish në Europë pas eksperiencës me Milanin. Është e mundur, ndoshta në Premier League. Arsenal dhe
Tottenham në fakt duan të marrin në Angli ish sulmuesin kuqezi që në muajin e Janarit. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti
brazilian që rrëfeu interesimin zyrtar të "Spurs"-ave në drejtim të
klubit të tij aktual,
Corinthians.
"
Tottenham i ka bërë një telefonate
Corinthians dhe ka dërguar edhe një faks për të patur firmën time që do të sanksiononte transferimin që në dritaren e ardhshme të merkatos, por pasi fola me drejtuesit e Corinnthians si dhe me agjentin tim, ju tashmë që doja të qëndroja këtu", është shprehur
Pato.
Për sa i përket Arsenalit, tekniku francez Arsene Wenger e konsideron brazilianin si partnerin ideal të sulmit për francezin Oliver Giroud. Në janar të dy klubet, "Topçinjtë" dhe "Gjelat" do të rikthehen në sulm ndaj
klubit brazilian.
Pato kartoni i të cilit u ble nga
Corinthians për 15 milionë euro, pavarësisht se ka shënuar vetëm 8 gola në 24 ndeshje të luajtura në këtë sezon, është grumbulluar nga kombëtarja braziliane për miqësoret me Australinë dhe Portugalinë të muajit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2013,
ora 15:27