Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër
Shqiptarët vijojnë të shkëlqejnë në Zvicër. Armando Sadiku dhe Taulant Xhaka janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës të hartuar nga prestigjiozja zvicerane "Blick.ch".

Sulmuesi i Luganos konfirmon momentin e tij të shkëlqyer duke i dhënë skuadrës së tij fitoren.

Mesfushori i Baselit ishte i shkëlqyer fundjavën e shkuar, në fitoren ndaj Lucernës, duke mos bërë asnjë gabim në mesfushë, ku është kthyer prej kohësh në një lider.

Shtuar më 27/02/2017, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori