Dy skuadrat evropiane kërkojnë shërbimet e Donis Avdijaj
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Arsenali dhe Juventusi ia kanë mësyrë futbollistit kosovar, i cili aktualisht luan në ekipin holandez, Willem II.

Mediat holandeze kanë shkruar sot se klubi anglez dhe ai italian do të tentojnë ta bëjnë të vetin kosovarin në afatin kalimtar të janarit.

22 vjeç֛ari riktheu formën pas transferimit nga Schalke në Holandë.

Këtë sezon ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në kampionatin holandez. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori