Dy skuadrat turke duan shërbimet e sulmuesit suedez
Pëlqej
Dy rivalë të Super Ligës turke janë të gatshme të hapin luftën për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka rënë në radarin e dy gjigantëve turq Besiktasit dhe Galatasarayt, skuadra të cilat duan ta rrëmbejnë atë nga “Old Trafford”, shkruan Albeu.com.

Sipas "FotoMac" presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbeck, është i etur ta sjellë në Turqi superyllin 36-vjeçar, derisa Besiktasi kërkon që me të ta mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Cenk Tosun drejt Evertonit javën e kaluar.

Pas një sezoni të parë të shkëlqyer me Manchester United, duke shënuar 28 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat, Ibrahimovic nënshkroi gjatë verës zgjatjen e kontratës për edhe një sezon tjetër, por që prej atëherë është goditur nga lëndimet.

Sulmuesit i skadon kontrata me "Djajtë e Kuq" në fund të sezonit, dhe vet siç duket ai nuk do të rinovojë më me United. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori