Dy super-dhuratat që kërkon Ferguson (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo - Sa i përket portugezit, Manchester United e humbi atë duke e shitur te Real Madrid për shifrën e frikshme të 94 milionë eurove. Por sulmuesi duket i lodhur nga Madridi dhe tensionet e shumta të kohëve të fundit, edhe mes shokëve të skuadrës, shpesh edhe mes grupit portugez dhe atij spanjoll. Prandaj, mundësia e një largimi është më se reale. Siç konfirmon tabloidi "The Sun", Ferguson është gati që t’i paraqesë Realit një ofertë prej 70-75 milionë eurosh, plus kartonin e Luis Nanit, një ofertë që klubi spanjoll mund ta vlerësojë me shumë kujdes dhe ta pranojë, duke qenë se vitin e ardhshëm merkaton nuk do e bëjë Mourinho, por një tjetër trajner.

Pasi dominoi Premier League-n dhe festoi titullin e 20-të në historinë e klubit, katër javë nga fundi, tashmë trajneri Sir Alex Ferguson po përgatit edhe planin për të dominuar vitin e ardhshëm në Champions League. E mbase me një tjetër trofe të rëndësishëm europian ai do i japë lamtumirën edhe karrierës së tij.

Por, duke parë edhe konkurrencën e shtuar të dy klubeve fantastike gjermane, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, rivaliteti sezonin e ardhshëm pritet të jetë më i madh në Champions, prandaj tekniku skocez u ka kërkuar një sakrificë financiare drejtuesve të klubit për të blinduar skuadrën në mesfushë dhe sulm.

71-vjeçari i ka të qarta idetë: dy emrat që do synojë të afrojë në verë janë Cristiano Ronaldo dhe Claudio Marchisio. /albeu.com/


Shtuar më 01/05/2013, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori