Dy të "çmendurit"/ Piqué i djeg këpucët, Evra i hakmerret më keq
Pëlqej
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué në periudhën kur u transferua te klubi i Manchester United bëri shumë miq të rinj, ku njëri prej tyre ishte Patrice Evra.

Të dy futbollistët shkonin shumë mirë me njëri tjetrin por kur vinte puna për shaka kalonin në stadin e "armiqëve".

Patrice Evra, i cili u aktivizua për tetë sezone me “Djajtë e Kuq”, ka zbuluar një detaj gjatë shakave të tij me mbrojtësin Gerard Piqué, duke treguar se si ishte hakmarrë ndaj tij pasi Pique, i kishte djegur këpucët e futbollit.

“Njëherë më kishin djegur këpucët, diçka aspak e këndshme. Autori ishte Gerard Piqué dhe vendosa të hakmerrem. Mora këpucët e tij, shkova në banjo dhe… ia bëra në këpucë”, ka zbuluar 37-vjeçari, i cili sot aktivizohet me Uest Hemin.

Një çmenduri e vërtetë por ja që ndodhin edeh këto me futbollistët./albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori