Dy vite më parë kishte probleme me zemrën, ndërsa sot luan në Champions League
Antonio Mirante ka bërë debutimin e tij të dytë në portën e Romës në Champions League, pasi dy vite ishte buzë pensionimit si pasojë e problemeve me zemrën.

Robin Olsen është në stol dhe nuk mund të paraqitet shkaku i një problemi me pulpën e këmbës, prandaj 35-vjeçari Mirante starton në portë.

Por, portieri veteran kishte menduar se do të pensionohej kur testet parasezonale treguan se ai kishte parregullsi në zemër gushtin e vitit 2016. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori