Dybala darkon me trajnerin e Atleticos, Simeone
Pëlqej
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është takuar dhe ka darkuar me trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone.

Sipas Radio Marca, Simeone ka pritur në tavolinë i vetëm lojtarin me nofkën ‘La Joya’ deri sa erdhi në Restorant Kabuki, ku kanë diskutuar pastaj për një kohë të gjatë.

Dybala është duke kaluar disa ditë në kryeqytetin spanjoll, Madrid, pasi nuk është ftuar nga Argjentina.

Në Spanjë ka spekulime se ai është në bisedime edhe me Real Madridin, ku është takuar me disa drejtor të klubit Merengues.

Tani prozhektorët janë kthyer te rivali i tyre Atletico Madrid, ku Dybala shihet si zëvendësues ideal i sulmuesit francez, Antoine Griezmann.

Griezmann flitet se mund të largohet drejt Barcelonës, pasi dëshiron largimin nga "Los-Colchoneros".

Dybala ka kontratë me Juventusin edhe për shumë vite, pasi ka nënshkruar në këtë vit, ku ka marr fanellën me numrin 10-të.
Shtuar më 21/03/2018, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori