“Dybala do të bëhet futbollisti më i mirë në botë”
Paulo Dybala, sulmuesi i Juventusit ka pretendime që të bëhet lojtari me i mirë në botë, madje shoku i tij Kwadwo Asamoah thotë së Dybala mund ta arrijë këtë sepse është mjaft i talentuar

Në ndeshjet e Serisë A këtë sezon, Dybala ka shënuar 11 gola në 19. Ai u ble nga Palmero për një shumë që kap shifrën e 40 milionë eurove.

Juventusi ka një serie të çmendur prej 10 fitoreve rresht në kampionat, ndërsa Dybala ka shënuar gol në shtatë prej nëntë ndeshjeve të fundit.

Paulo po tregon se çfarë talenti është. Nuk jam i befasuar pasi e kam parë atë që e ka bërë në Palermo”. Është 22 vjeç dhe është ende i ri, por është duke treguar se mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Asamoah./Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori