Dybala flet për largimin e tij nga Juventusi
Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, ka mohuar idenë se mund të largohet nga klubi në merkaton e verës së ardhshme.

Ai përveç kësaj ka dhënë premtimin se do ta ndihmojë Zonjën e Vjetër që të luftojë për tituj të vlefshëm.

"Largimi nga Juventus? Unë nuk jam duke menduar për tregun e transferimeve, tani jam shumë i lumtur në Juventus dhe qëllimi është të fitoj të gjitha titujt këtu".

Dybala ka luajtur rol të madh në suksesin e Juves, ku ka të shënuar deri tani gjashtë gola në 14 ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori