Dybala gëzon tifozët e Juventusit
Paulo Dybala ka deklaruar se skuadra e tij mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Ai u shpreh se Juventus ashtu sikurse skuadrat tjera mund ta fitojë kupën.

"Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve mund të fitojnë kupën”, tha Dybala gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se Juventus është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë në Portugali kishte fituar me rezultat 2:0. /Albeu.com/
Shtuar më 13/03/2017, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori