Dybala: Jam me fat që jam lojtar i Juventusit
Pëlqej
Paulo Dybala i cili pak ditë më parë festoi 25 vjetorin e tij, është shprehur se është me fat që jam pjesë e Juventusit, shkruan Albeu.com.

Ai në një intervistë të fundit shpjegon inspirimin e tij, dhe presionin për të mbajtur numrin 10 në fanellë, numër që më parë e ka mbajtur Legjenda bardhezi Alexandre Del Piero.


"Jam bashkuar me Juventusin tri vite më parë. Isha 21 vjeç kështu që zgjodha numrin 21, i cili është shumë i rëndësishëm në historinë e Juventusit".

"Pastaj klubi me tha që ta marrë numrin 10 dhe nuk ishte një vendim i lehtë sepse e dija që kritikët do të ishin më të ashpër me mua”.

"Edhe tani mendoj që pranimi i tij ka qenë sfidë. Ndihem më shumë fat që jam në një klub të madh".

"Jeta jashtë fushës së futbollit? Është e rëndësishme të fokusohemi në atë që do të vije. Ju duhet të stërviteni, të hani mirë dhe të përgatiteni për sfidat e radhës”. Përfundoi Dybala. /albeu.com/


Shtuar më 07/12/2018, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori