Dybala kërkon shpërblim pas triumfit në Kupë, Agnelli: Po një birrë (VIDEO)

Në “Olimpico” të Romës ka ardhur e katërta Kupë Italie radhazi dhe e 13-ta në historinë e Juventusit, një rekord historik ky për klubin bardhezi, por edhe për trajnerin Max Allegri, sepse asnjë trajner nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe radhazi (Roberto Mançini dhe Sven Goran Erikson kanë 4 kupa në karrierë, por jo radhazi).

Gjithsesi, për këtë trofe nga ana e drejtuesve të klubit të “Zonjës së Vjetër” nuk do të ketë asnjë shpërblim dhe këtë e kanë zbuluar hapur, në një video “live” të Paulo Dybalas, i cili shfaqet duket festuar përkrah presidentit Andrea Anjeli.

Gjithçka drejtpërdrejt, me argjentinasin që ia kërkon hapur “bosit” të tij: “President, cili do të jetë shpërblimi për ne?!” Dhe Andrea Agnelli i përgjigjet hapur, pa u menduar aspak: “Një birrë, e keni merituar plotësisht djema”. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori