Dybala largohet nga Juventusi nëse në tavolinë vjen një ofertë 100 milionë euro
Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus do të konsiderojë shitjen e yllit argjentinas, nëse ndonjë skuadër ofron 100 milionë euro.

26 vjeçari ka kontribuar me 11 gola dhe 11 asistime në sezonin 2019/2020 në Serie A.

Por, gazeta thotë se ‘Zonja e Vjetër’ mendon të shesë argjentinasin këtë verë, por vetëm nëse marrin një ofertë prej 100 milionë euro.

Raporti pretendon se Premierligë është destinacioni i mundshëm për Dybala, i cili ishte në prag të largimit nga Torino.
Shtuar më 13/08/2020, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori